Friday , 22 October 2021

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA HUMBET NË FINALE NDAJ TIRANËS

Vllaznia në volejboll për meshkuj nuk ia ka dalë të fitojë Kupën e Federatës. Në ndeshjen finale ndaj ekipit të Tiranës, shkodranët nuk kanë arritur të shfaqin asgjë nga vlerat e tyre të vërteta dhe si rrjedhojë e kanë humbur atë në shifrat 3-0.

Në fakt, Vllaznia nuk ka bërë asgjë për ta fituar këtë ndeshje. Setin e parë e ka humbur në shifrat 25-12, ndërkohë që ka rregulluar diçka në setin e dytë teksa e humb me rezultatin 25-16.

Në setin e tretë dhe të fundit, skuadra e drejtuar nga Artan Kalaja është shfaqur e dorëzuar dhe e ka humbur atë me shifrat 25-10 dhe në këtë mënyrë krejt ndeshjen me rezultatin 3-0. Duhet thënë se lodhja e një dite më parë në gjysmëfinalen me 5 sete ndaj Erzenit, ka patur ndikimin e vet tek kuqeblutë të cilët kanë vetëm pak kohë që kanë nisur stërvitjen.

Megjithatë, paraqitjet në Kupën e Federatës Shqiptare të Volejbollit janë një tregues se Vllaznia do të jetë një ekip konkurrues në sezonin e ri pavarësisht largimeve që ka patur. Ardhja edhe e drejtuesve të rinj në krye të shoqatës, mund të shoqërohet edhe me blerjen e ndonjë lojtari, megjithatë duhet pritur se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Trajnerët Kalaja e Kraja e kanë të qartë se ku duhet ndërhyrë dhe tashmë pritet që kjo gjë të konkretizohet. Ndoshta në fazën e parë të kampionatit përforcimet nuk janë të nevojshme, por në të dytën me siguri që ato duhet të bëhen realitet nëse Vllaznia të jetë në lojë për fitimin e trofeve në sezonin e ri.

Lexoni dhe kete

BRDARIÇ: VLLAZNIA NDAJ DINAMOS VETËM PËR FITORE

Pas ndeshjeve të kombëtares, Superliga shqiptare rikthehet të luajë ndeshjet e javës së 5-të të …