Wednesday , 25 April 2018

VOLEJBOLL, VLLAZNIA KËTË HERË ZHGËNJEN NDAJ PARTIZANIT

Vetëm pak ditë më parë volejbollistët e Vllaznisë do të fitonin në finalen e kupës ndaj Partizanit brenda në Tiranë dhe do t’i merrnin trofeu kësaj skuadre, por pasditen e së shtunës ndodhi tjetër gjë. Në ndeshjen e javës së parë të kampionatit, atë të luajtur në “Qazim Dervishi” të Shkodrës, kanë qenë volejbollistët e skuadrës së kuqe që kanë dominuar duke fituar me rezultatin e pastër 3-0.

Partizani nuk e ka patur aspak të vështirë të triumfojë në këtë ndeshje duke i fituar të tre setet me 12, 17 dhe 18 pikë. Trajneri i Vllaznisë Adrian Mikopli në prononcimin e tij për mediat nuk ka ditur t’i japë një shpjegim asaj paraqitje por ka shprehur bindjen se skuadra do paraqitet ndryshe në ndeshjet e ardhshme.

Sakaq trajneri i Partizanit Ylli Tomori, pavarësisht fitores së lehtë ndaj Vllaznisë në këtë ndeshje e konsideron atë rivale në rrugën drejt titullit kampion.

Kampionati i volejbollit kësisoj ka nisur me humbje për Vllazninë e kjo duhet t’i motivojë edhe më shumë pjestarët e saj për të bërë kthesën që në ndeshjen e ardhshme në mënyrë që të pretendohet deri në fund ruajtja e titullit kampion të fituar sezonin e kaluar.

Lexoni dhe kete

ANALIZË DY ORËSHE TEK VLLAZNIA, PREMTOHET MBËSHTETJE

Dy humbjet e fundit të Vllaznisë kanë krijuar një situatë jo të këndshme rreth saj. …