Sunday , 29 November 2020

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA LUAN NDESHJEN E PARË PAS 7 MUAJSH

Pas 7 muajsh e gjysëm, Vllaznia e volejbollit të meshkujve ka zhvilluar të parën ndeshje. Ajo ka luajtur pasditen e së enjtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ndaj Partizanit dhe është mundur me rezultatin 3-0 prej tij.

Për televizionin Rozafa, trajneri Ermal Kraja thotë se zhvillimi i ndeshjeve të tilla pas kaq shumë muajsh pauze, janë mëse të domosdoshme…

Ndërkohë, i pyetur për objektivat që do të ketë ekipi i Vllaznisë në sezonin e ri, trajneri Kraja do të përgjigjej…

Kampionatet e volejbollit janë planifikuar nga Federata që të nisin në fund të tetorit, por vendimi ende nuk është përfundimtar sepse pritet aprovimi nga ana e institucioneve shtetërore, megjithatë te Vllaznia janë duke u bërë gati për të qenë në fushë javën e ardhshme.

Lexoni dhe kete

TË PREMTEN NË “LORO BORIÇI”, SHQIPËRI – QIPRO

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll për femra do të luajë të premten në stadiumin “Loro …