Tuesday , 18 February 2020
Breaking News

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA MESHKUJ NË TURIN FINAL TË KUPËS

Pavarësisht se është mundur 3-0 në ndeshjen e fundit në grup, Vllaznia e volejbollit të meshkujve është kualifikuar për në turin final të Kupës së Shqipërisë. Në ndeshjen e fundit ajo ka bere nje paraqitje zhgenjyese. Vllaznia eshte mundur me rezultatin 0-3 nga Tirana ne ndeshjen e luajtur pasditen e së shtunës ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke mos treguar asgjë nga vlerat e tyre në fushën e lojës. Kuqeblute vetem ne turin e pare kane rezistuar, madje kane udhehequr vazhdimisht deri ne fund por Tirana ka reaguar dhe ka arritur te barazoje shifrat ne 24-24, me pas 25-25 e keshtu me rradhe deri ne 27-27 nderkohe qe ne fund kane qene volejbollistet bardheblu qe kane fituar 29-27.

Kaq ka mjaftuar dhe ekipi shkodran eshte dorezuar ne fushe duke mos shfaqur asgje nga vlerat e tij dhe duke ia bere shume te lehte fitoren ekipit te Tiranes. Ky i fundit ka fituar setin e dyte 25-16 dhe po me te njejtin rezultat edhe te tretin duke fituar kesisoj krejt takimin me shifrat 3-0. Duhet thene se ne keto dy sete, duke pare qe gjerat nuk po shkonin mire, trajneri i Vllaznise Ermal Kraja u ka dhene mundesi te aktivizohen edhe te gjithe lojtareve te rinj.

Por pavaresisht humbjes, Vllaznia eshte e kualifikuar per ne turin final te Kupes se Shqiperise sebashku me Partizanin, Erzenin dhe Skenderbeun dhe do te jene keto kater ekipe qe do te luftojne deri ne fund per fitimin e ketij trofeu. Megjithatë, gjysma e parë e sezonit ka treguar se ekipi shkodran e ka mëse të domosdoshëm përforcimin me lojtarë të tjerë cilësorë sepse me kontigjentin aktual do ta ketë shumë të vështirë të pretendojë fitimin e trofeve.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL FEMRA/ VLLAZNIA FITON LEHTË ME APOLONINË

Vllaznia në basketboll për femra ka marrë një fitore përgjithësisht të lehtë ndaj Apolonisë në …