Breaking News

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA MUND TIRANËN ME SET FINAL

Ndeshje me shumë emocione ka qenë ajo e zhvilluar pasditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në mes ekipeve të volejbollit për meshkuj në mes Vllaznisë dhe Tiranës. Në fund kanë qenë shkodranët që kanë fituar 3-2 por duhet thënë se tek ta është ndjerë jo pak eliminimi në Kupë e kjo gjë kishte lënë pasojat e veta tek skuadra. Seti i parë është fituar nga miqtë me rezultatin 29-27.

Vllaznia korigjon diçka në setin e dytë të cilin e fiton 25-20 duke barazpeshuar gjithçka dhe ndërkohë fiton edhe të tretin 25-16. Krijohet përshtypja se kuqeblutë do ta mbyllin ndeshjen në setin e katërt por nuk do të ndodhte kështu. Bardheblutë luajnë më mirë dhe e fitojnë atë me shifrat 25-23 dhe në këtë mënyrë çojnë ndeshjen në set final. Në këtë të fundit, Vllaznia luan më mirë dhe e fiton atë 15-10 duke fituar edhe krejt ndeshjen 3-2.

Në këtë mënyrë, ekipi shkodran forcon pozitat e tij në vendin e dytë të renditjes megjithatë ajo që konstatohet është se kanë ende për të përmirësuar në lojë sepse vetëm kështu mund të synojnë fitimin e titullit kampion. Këtë gjë ka deklaruar edhe vetë trajneri Kraja në prononcimin e tij të pasndeshjes.

Ndeshjen e ardhshme Vllaznia do ta luajë në Durrës ndaj Teutës, një përballje e lehtë për t’u kaluar në pamje të parë dhe kuptohet që volejbollistët shkodranë tashmë duhet të fillojnë të mendojnë për plej-ofin ku padyshim që objektivi mbetet fitimi i titullit kampion.

Lexoni dhe kete

EDHE E HËNA E GJEN VLLAZNINË PA TRAJNER

Dita e hënë pritej të kishte zhvillime tek Vllaznia sa i takon çështjes së trajnerit …