Thursday , 14 November 2019

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA PËRMBYS BARLETIN, FITON 3 – 1

Ashtu si basketbolli i meshkujve, edhe volejbolli i femrave të Vllaznisë këtë javë ka arritur një fitore me shumë vlerë në kampionat. Vajzat kuqeblu kanë pritur në “Qazim Dervishi” njërin nga ekipet pretendente të kampionatit, atë të “Barleti Volej” të cilin e kanë mundur me rezultatin 3-1. Duhet thënë se ndeshja nisi më mirë për miket që e fituan setin e parë, por volejbollistet e Vllaznisë gjetën forca dhe reaguan duke fituar njëri pas tjetrit tre sete dhe kësisoj edhe krejt ndeshjen. Për trajnerin Mark Kroqi, ka qenë një fitore me shumë vlera ndaj një skuadre të fortë, fitore në të cilën publiku padyshim që ka patur rolin e vet….

Me këtë fitore, e dyta në kampionat në tre ndeshje të zhvilluara, Vllaznia duket se ecën e sigurtë drejt arritjes së objektivit të saj për të qenë në mes katër ekipeve më të mira të kampionatit, ndonëse deri në fund do të ketë edhe shumë ndeshje të tjera për t’u zhvilluar.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA INAGURON ME FITORE “ARENËN KOMBËTARE”

Futbollistet e Vllaznisë kanë qenë të parat që kanë shënuar dhe fitoren në stadiumin e …