Friday , 13 December 2019

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA RIGJEN FITOREN, MUND 3-1 SKËNDERBEUN

Pas humbjes javën e kaluar në Tiranë ndaj Farkës, ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj i është rikthyer fitores në kampionat. Paraditen e së shtunës ajo ka luajtur ndaj Skënderbeut në “Qazim Dervishi” dhe ka fituar 3-1 ndaj tij. Volejbollistët shkodranë nuk e nisën mirë ndeshjen dhe janë korçarët ata që fituan setin e parë, por më pas reagojnë kuqeblutë dhe fitojnë njëri pas tjetrit tre sete dhe për rrjedhojë edhe krejt ndeshjen.

Kapiteni i Vllaznisë Nikolin Qafarena në një prononcim të dhënë për mediat pas ndeshjes është shprehur se ekipi ka patur oshilacione dhe këto janë normale, megjithatë pretendimet e tij janë për të bërë më shumë në të ardhmen.

Pas ndeshjes me Skënderbeun, Vllaznia do të përgatitet për sfidën e rradhës, atë që do të luajë në Shijak ndaj një ekipi pretendent siç është Erzeni megjithatë volejbollistët shkodranë do të tentojnë fitoren në këtë takim.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA PËSON HUMBJEN E 4-të NË LIGËN BALLKANIKE

Vllaznia e basketbollit të meshkujve është mundur sërish në Ligën Ballkanike dhe këtë herë përsëri …