Saturday , 24 October 2020

VOLEJBOLL, VLLAZNIA TË REJA SHPALLET KAMPIONE E SHQIPËRISË

Volejbollistet e reja të Vllaznisë janë kurorëzuar pasditen e djeshme kampione të Shqipërisë për të dytin vit me rradhë. Ato kanë fituar edhe finalen e dytë ndaj Skënderbeut, këtë herë me rezultatin 3-1 duke u konfirmuar si ekipi më i mirë i vendit edhe për këtë sezon. Në fakt, nisur nga fitorja 3-0 në ndeshjen e parë në Shkodër, vajzave shkodrane i mjaftonte fitimi i një seti në Korçë por objektivi i tyre ka qenë i qartë, për ta fituar edhe këtë ndeshje. Kjo është arritur që në setin e parë të cilin Vllaznia e ka fituar me shifrat 25 me 12. Pas këtij momenti, ato kanë kaluar në vetëkënaqësi dhe kjo ka bërë që Skënderbeu ta fitonte setin e dytë duke barazuar numrin e tyre.

Megjithatë ndërhyrja e stafit teknik ka bërë që vajzat kuqeblu të rikthehen në lojën e tyre më të mirë duke fituar setin e tretë 25 me 22 dhe pastaj edhe të katërtin 27 me 25. Në këtë mënyrë, kanë fituar krejt ndeshjen me rezultatin 3-1 dhe kësisoj janë shpallur kampione të Shqipërisë. Ka qenë vetë presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit Erlind Pëllumbi ai që ka dorëzuar medaljet dhe kupën për ekipin kampion të volejbollit për të reja të këtij sezoni dhe më pas, ka shpërthyer festa. Një gëzim i ligjshëm i këtyre vajzave të cilat kanë zhvilluar një sezon shumë të suksesshëm, të kurorëzuar në fund me shpalljen kampion.

Meritë e të gjithë vajzave por edhe e trajnerit Adrian Mikopli që ka punuar me shumë pasion me këtë ekip bashkë me trajnerin tjetër Ferdinand Bardeli dhe kuptohet që ajo çfarë ka më shumë rëndësi, është e ardhmja e sigurtë e volejbollit shkodran për të ardhmen me këtë kontigjent vajzash. Shembulli më i mirë për këtë është Amela Qershia, e cila ndonëse është vetëm 16 vjeçe, është grumbulluar në kombëtaren e të rriturave për ndeshjet e ardhshme eliminatore të kampionatit Europian. Ky është një tregues i elementit cilësor që po rritet aktualisht tek Vllaznia.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA FEMRA MËSON TË ENJTËN KUNDËRSHTARIN E “CHAMPIONS”

Kampionia e Shqipërisë në futboll për femra, Vllaznia e Shkodrës, do të mësojë mesditën e …