Thursday , 14 November 2019

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA TË SHTUNËN PËR FITORE NDAJ STUDENTIT

Fundjava ka rezervuar ndeshje të rëndësishme jo vetëm në futboll dhe basketboll. Edhe volejbolli i meshkujve rezervon një përballje interesante, atë në mes Vllaznisë dhe Studentit, përballje kjo që do të nisë të shtunën në orën 18.30 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Volejbollistët shkodranë të drejtuar nga trajneri Ermal Kraja do të tentojnë padyshim fitoren në këtë takim, fitore kjo që do të vinte pas humbjes javën e kaluar në Tiranë ndaj Partizanit. Një ndeshje ajo që ndoshta nuk duhej të përfundonte në këtë mënyrë megjithatë, tashmë ekipi kuqeblu pasi e ka analizuar, ka nxjerrë detyrat dhe përgjegjësitë dhe po sheh përpara. Ndeshja me Studentin është e treta e kampionatit për kuqeblutë kur siç dihet, ajo në ndeshjen e parë ka fituar ndaj Teutës. Në këtë mënyrë, fitorja e nesërme do të ishte e dyta për Vllazninë dhe do ta mbante atë në vendet e para të tabelës së klasifikimit. Pjestarë të këtij ekipi herëpashere kanë deklaruar se janë lënë disi në harresë, si nga publiku, mediat dhe mbi të gjitha nga sponsorët. Ndonëse prej vitesh është një ekip elitar dhe pretendent për fitimin e trofeve, asnjëherë nuk është afruar dikush për të ndihmuar dhe kjo ka bërë që herëpashere nga ekipi të largohen lojtarë cilësorë ashtu siç ndodhi edhe sivjet kur dy pjestarë të Vllaznisë iu bashkuan Erzenit të Shijakut. Megjithatë kuqeblutë janë mbajtur fort dhe sërish duan të jenë pretendentë. Për këtë arsye, nesër do të tentojnë pikësëpari të mundin Studentin.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA INAGURON ME FITORE “ARENËN KOMBËTARE”

Futbollistet e Vllaznisë kanë qenë të parat që kanë shënuar dhe fitoren në stadiumin e …