Wednesday , 20 November 2019

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA – TIRANA, TË ENJTEN PËR FINALEN

Volejbollistët e Vllaznisë kanë gabuar, duke humbur ndeshjen e dytë në gjysëmfinale ndaj Tiranës dhe kanë vënë në dyshim kualifikimin për në finalet e kampionatit. Kur pritej që kuqeblutë të mbyllnin gjithçka në ndeshjen e dytë, atë të luajtur pasditen e së hënës në sallën sportive “Fahrije Hoti” të kryeqytetit ndaj Tiranës, nuk ka ndodhur kështu. Bardheblutë kanë luajtur më mirë dhe kanë fituar me rezultatin 3-1.

Në fakt, ka qenë Vllaznia ajo që e ka nisur më mirë ndeshjen duke fituar setin e parë me rezultatin 28-26 dhe kjo krijoi përshtypjen se ajo do ta fitonte ndeshjen dhe do të siguronte kualifikimin. Në setin e dytë është Tirana që zgjohet duke fituar 25-23 dhe duke barazuar numrin e seteve. Kaq do të mjaftonte dhe në fushë do të ishin vetëm vendasit më pas të cilët fitojnë pa shumë vështirësi setin e tretë 25-14 dhe të katërtin 25-18. Në këtë mënyrë skuadra e trajnerit Ilia Koja ka fituar krejt ndeshjen 3-1 dhe ka barazuar numrin e takimeve gjysmëfinale në 1-1, çka do të thotë se tashmë për të përcaktuar ekipin e dytë finalist do të vendosë ndeshja e tretë dhe e fundit, ajo që do të zhvillohet të enjten në orën 19.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, Partizani ka mundur sërish Erzenin, këtë herë 3-1 dhe me rezultatin e përgjithshëm 2-0 të ndeshjeve, është skuadra e kuqe që ka kaluar në finale. Ajo tashmë pret fituesin e çiftit Vllaznia- Tirana për të mësuar emrin e kundërshtarit me të cilin do të diskutojë titullin kampion.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA RIGJEN FITOREN, MUND 3-1 SKËNDERBEUN

Pas humbjes javën e kaluar në Tiranë ndaj Farkës, ekipi i Vllaznisë në volejboll për …