Breaking News

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA U-20 SHPALLET FITUESE E KUPËS “RINIA”

Vllaznia U20 ka fituar pasditen e së shtunës Kupën “Rinia”, trofeu i dytë kombëtar që organizohet nga Federata Shqiptare e Volejbollit gjatë sezonit sportiv. Fitorja e këtij trofeu ka ardhur pas një finaleje dramatike të luajtur më sallën sportive “Feti Borova” të kryeqytetit. Vajzat e drejtuara nga trajnerët Mark Kroqi dhe Ferdinand Bardeli kanë fituar 3-2 në finale ndaj Skënderbeut duke merituar kësisoj këtë trofe. Kjo finale është shoqëruar me një rivalitet shumë të madh në mes dy ekipeve. Vllaznia në fakt e nisir mirë ndeshjen duke fituar setin e parë dhe më pas edhe të dytin dhe këtu krijohet ideja që trofeu do të shkonte për të, por nuk do të ndodhte kështu.

Korçaret zgjohen dhe fitojnë setin e tretë dhe më pas edhe të katërtin duke e çuar kësisoj ndeshjen në set final. Ky fundit, është dominuar në fakt nga vajzat kuqeblu. Ata e kanë nisur menjëherë në avantazh duke udhëhequr deri në 14 me 9, por më pas Skënderbeu ka arritur të marrë dy pikë duke shtuar shpresat për një përmbysje të rezultatit por nuk ka ndodhur kështu. Vllaznia ka shënuar edhe pikën e fundit duke e fituar kësisoj këtë set final me rezultatin 15-1 dhe në këtë mënyrë krejt ndeshjen me rezultatin 3-2.

Në fund të aktivitetit është zhvilluar edhe ceremonia e dorëzimit të Kupës teksa përfaqësuesit e Federatës ia kanë dorëzuar atë kapitenes Leda Preçetaj dhe më pas në kampin shkodran ka shpërthyer festa. Kemi të bëjmë me një ekip që ka në përbërje lojtare me shumë të ardhme të cilat prej disa sezonesh po dominojnë në kampionatet e moshave teksa kanë fituar disa tituj kampionë por tashmë ka ardhur momenti që ata të tregojnë vlerat e tyre edhe me ekipin e të rriturave, për të vijuar me sukseset edhe aty.

Lexoni dhe kete

KADIJA: MUNGOJNË PASQYRAT FINANCIARE TË K.F “VLLAZNIA”

Mungesa e pasqyrave financiare të vitit 2018-te të cila janë dashur të miratohen nga Keshilli …