Sunday , 13 October 2019
Breaking News

VOLEJBOLLISTET E VLLAZNISË MUNDEN 1 – 3 NGA TIRANA

Ndryshe nga ekip i meshkujve, ai i femrave të Vllaznisë në volejboll nuk ka arritur ta fitojë ndeshjen e parë të kampionat. Vajzat kuqeblu kanë pritur në “Qazim Dervishi” ekipin e Tiranës dhe janë mundur prej tij me rezultatin 3-1. Kanë qenë volejbollistet bardheblu që e fituan setin e parë 25 me 14, më pas reagon Vllaznia që fiton të dytin 25 me 21 por vetëm kaq për ta.

Në të tretin dhe të katërtin nuk paraqesin një gjendje të mirë, bëjnë shumë gabime dhe i humbasin ato me shifrat 25 me 16 dhe 25 me 12 dhe kësisoj krejt ndeshjen 3-1. Megjithatë për trajneri Mark Kroqi, gjendja e Vllaznisë nuk është kjo aktualja dhe në prononcimin e tij për mediat ai shprehu besimin se nga java në javë, ekipi do të vijë duke u rritur.

Vllaznia tashmë ka lënë pas ndeshjen e parë me Tiranë dhe ka nisur të mendojë për sfidën e javës së ardhshme ku padyshim që do të synojë të arrijë fitoren e parë të kampionatit.

Lexoni dhe kete

“ARENA KOMBËTARE” INAGUROHET ME VLLAZNIA – APOLONIA

Do të nisë këtë të shtunë kampionati I 11-të kombëtar I futbollit të femrave në …