VOLEJBOLLIT I NDALOHEN STËRVITJET, KAMPIONATET NË RREZIK

Stërvitja e ekipeve të volejbollit në salla të mbyllura ende nuk lejohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe kjo gjë ka vënë në dyshim serioz vazhdimin e mëtejshëm të kampionateve. Drejtuesit e Federatës kanë zhvilluar ditët e fundit një takim me Ministren e Shëndetësisë dhe stafin e saj teksa është shqyrtuar mundësia e rikthimit të volejbollit dhe aktiviteteve të tij, të cilat zhvillohen në ambiente të mbyllura, sigurisht, duke i qëndruar rigoroz protokollit shëndetësor, që do të miratohet nga autoritetet përkatëse. Megjithatë deri më tani ende nuk ka asnjë vendim konkret dhe kjo ka bërë që situata të mos jetë shumë komode.

Dëshira e strukturave drejtuese të kësaj Federate është përmbyllja në parket e kampionateve të të rriturave dhe të rriturve. Nga ana tjetër, Federata Shqiptare e Volejbollit u ka kërkuar sportistëve dhe sportisteve, trajnerëve dhe ekipeve që të shfrytëzojnë mundësinë e stërvitjes në mjedise të hapura për të rifituar sadopak formën fizike dhe sportive dhe për të qenë sa më të gatshëm në momentin që do të lejohet rikthimi në parket, fillimisht për stërvitje dhe, më pas, për ndeshjet finale.

Gjithmonë bëhet fjalë nëse do t’u mundësohet rikthimi në parket ekipeve të lojërave me dorë. Edhe në Shkodër janë shumë të paqartë në lidhje me këtë situatë. Stafet teknike dhe volejbollistët janë në dilemë të asaj se çfarë do të ndodhë dhe stëvitja prej dy muajsh e gjysëm në kushte shtëpie i ka mërzitur jo pak. Ata e kanë të vështirë të vijojnë stërvitjen në natyrë dhe padyshim që një situatë e tillë nuk është aspak optimiste sepse do të ndikojë dukshëm në formën e sportistëve edhe në të ardhmen. Pandemia ka krijuar probleme shumë të mëdha tek të gjithë sportet, por më shumë se kudo tjetër, duket se tek ato të lojërave me dorë në Shqipëri.

Lexoni dhe kete

KAMPIONATI I FUTBOLLIT TË FEMRAVE RINIS ME 6 QERSHOR

Pas një shkëputje dy mujore, ekipi i Vllaznisë në futboll për femra që prej javës …