Breaking News

VOLTANA ADEMI: NESER DO TE JETE RRADHA JUAJ TE BEHENI VIKTIME, PRANDAJ…

Per mos-bindjen civile ndaj qeverise ka reaguar edhe kryebashkiakja e Shkodres, Voltana Ademi.

Ne profilin e saj ne “facebook”, Ademi shkruan:

“Sot 11 bashkëqytetarë mbetën në burg! Pasi u dhunuan nga policia, pasi u nxorrën zvarrë nga shtëpitë e tyre si kriminelë, sot u lanë në burg:
Nuk duan të paguajnë 5 euro për kalimin në një rrugë, të cilën mund ta bëjnë edhe 2-3 herë në ditë! Po pse nuk duan të paguajnë? Sepse nuk kanë mundësi ekonomike, sepse nuk është e drejtë të paguajnë një rrugë që është ndërtuar me paratë e taksapaguesve, sepse nuk është e drejtë të paguhet më shtrenjtë se edhe për rrugët në BE. Nuk duhet harruar se Saimir Tahiri nuk u ndalua as edhe një minutë, edhe pse akuzohet si kreu i trafikut të drogës në vend, edhe pse mbi të rëndojnë mijëra indicie dhe dokumenta të vendeve të tjera si Italia.
Çfarë motivi më i madh duhet për të protestuar? Varfëria është ulur këmbëkryq në mes nesh, droga prodhohet dhe trafikohet nga ministra e ish- ministra, kryeministri tallet me shqiptarët nga foltorja e Kuvendit, burgosen të pafajshëm dhe nderohen kriminelë… Jo! Kjo nuk është Shqipëria që unë dua, vendi që ne duam të rrisim fëmijët dhe të ndërtojmë të ardhmen. Nëse ju mendoni ndryshe nga unë, mos ejani nesër në protestë, qëndroni indiferentë në shtëpinë tuaj!
Por mos harroni, nesër do të jetë rradha juaj të bëheni viktimë e këtij rregjimi! Sepse të gjithëve na pret fati i 11 kuksianëve, nëse sot, të gjithë bashkë nuk i themi ndal të keqes më të madhe me emrin Edi Rama!”

Lexoni dhe kete

DEPUTETJA IZMIRA ULQINAKU, TAKIM ME BIZNESET PER PROTESTEN

Deputetja e Partisë Demokratike në Qarkun Shkodër, Izmira Ulqinaku, ka nisur prej disa ditësh zhvillimin …