VOLTANA ADEMI SHPALOS PROGRAMIN PËR ARTIN FIGURATIV

Kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë Shkodër Voltana Ademi ka zhvilluar një takim për prezantimin dhe konsultimin e programit për Artet Figurative me piktorë, skulptorë, shkrimtarë, poetë dhe specialistë të bibliotekave. Bibloteka “Marin Barleti” dhe “Akademia e arteve” kanë qenë në fokus të programit që zonja Ademi synon të realizojë në krye të bashkisë.

Një program i detajuar i cili synon jo vetëm rivitalizimin e biblotekës por edhe gjetjen e një ambjenti të përshtatshëm për galerinë e arteve. Kanë qenë më pas specialistë të fushës të cilët përveç vlerësimeve mjaft pozitive për programin kanë dhënë edhe sygjerimet e tyre. Risi në programin e Voltana Ademit ka qenë krijimi i muzeut të teatrit. Në fakt një ndër prioritetet e bashkisë së ardhshme të Shkodrës është pikërisht arti rigjallërimit i eventeve  kulturore në Shkodër, ku me anë te mbeshtetjes se bashkise Shkoder jeta artistike  ne qytetin e Shkodres  do te pesoje ndryshime te rendesishme, pasi ne Shkoder nuk mungojne artisetet por mungon vullneti per ti mbeshtetur. Dhe kete mbeshtetje Voltana Ademi do e jape ne krye te Shkodres per artin dhe kulturen.

Lexoni dhe kete

BARDH SPAHIA ZHVILLON TAKIME NË VELIPOJË

Numri 7 në listën e kandidatëve të PD, Bardh Spahia, është takuar me grate e …