Tuesday , 19 November 2019

VONESA NË PAGAT E MËSUESVE, REAGON PD SHKODËR

Partia Demokratike dega Shkodër ka denoncuar dhunimin psikologjik që po i bëhet mësuesve të Shkodrës.

Sipas PD Shkodër, mësuesit e qytetit të Shkodrës nuk kanë marrë akoma pagat e tyre, shpërblimin për muajin tetor.

“Vazhdon dhunimi psikologjik, profesional dhe ekonomik i mësuesve të Shkodrës. Sot, data 8 nëntor, mësuesit e qytetit të Shkodrës akoma nuk kanë marrë pagat e tyre, shpërblimin për mundin e tyre gjatë muajit tetor. E gjithë Shqipëria këtë detyrim ndaj mësuesve e ka ekzekutuar që me datën 5 nëntor, ndërsa në Shkodër veprohet me standartin e “dëshirave” të Zyrës Vendore Arsimore. Nuk është ZVA Shkodër ajo që përcakton datën e dhënies së pagave, pasi kjo përcaktohet qartë për të gjithë mësuesit në Republikën e Shqipërisë.
Kush jua jep ju të drejtën që t’ju vononi pagat mbi 1200 familjeve që gjithçka e kanë të varur nga ajo pagë që edhe kaq sa është, është qesharake? Sa bursa studentësh varen nga kjo pagë, a e dini? Sa kredi bankash apo pagesa të tjera varen nga kjo pagë, ndërsa ju me papërgjegjëshmërinë totale që ju karakterizon as që doni t’ia dini. Të jeni të bindur se asgjë nuk do t’i shpëtojë nga përgjegjësia një ditë shkaktarët e kësaj maskarade të rradhës së “celulës” rilindase në ZVA Shkodër!” – shkruhet në deklaratën e Partisë Demokratike dega Shkodër.

Lexoni dhe kete

PS SHKODER VOTON DELEGATET NE KONGRES

Në Partinë Socialiste zhvillohen zgjedhjet për delegatët e kongresit të 2020-ës. Në Shkodër mësohet janë …