VONESA NE PAGAT PER PARA-TETRAPLEGJIKET NE MALESI TE MADHE

Para-tetraplegjikët në Bashkinë Malësi e Madhe nuk gëzojnë të drejta të plota. Kështu shprehet kryetarja e shoqatës së para-tetraplegjikëve në Qarkun Shkodër, Gjina Ndou, teksa ishte e ftuar në emisionin “Mirëmëngjes” të Tv Rozafa. Në këtë Bashki, Ndou tha se janë rreth 100 persona para-tetraplegjikë, por si në Malësi të Madhe ashtu edhe në Pukë pagat mujore kryhen me vonesë për këtë shtresë.

Ajo kërkon më shumë mbështetje nga institucionet ndaj kësaj shtrese.

Gjithashtu, Ndou kërkoi që të mos bëhet shoë me shpërndarjen e karrocave për invalidët, por të shpërndahen tek ato persona që kanë me të vërtetë nevojë.

Lexoni dhe kete

BLEGTORIA NE PRAG FALIMENTI

Edhe pse Shqipëria ka një terren të përshtatshëm për të zhvilluar blegtorinë, sektori nuk po …