“VOTA PER PARTITE E VOGLA ESHTE VOTE E SHKUAR DEM”

Në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet parlamentare 2017 kandidatet për deputet në listën e partisë demokratike Anton Kokaj dhe Gjoke Uldedaj janë ndalur në Grizhë të njësisë administrative të Gruemires. Drejtues të partisë demokratike në Malësi të Madhe kanë kërkuar nga banorët e kësaj zone që tmos bien pre e shitjes së votave por të votojnë partinë demokratike dhe Anton Kokajn.

Vota për partitë e vogla është votë e shkuar dëm, ka deklaruar ndër të tjera kandidati I partisë demokratike Gjoke Uldedaj, ndërsa ka kërkuar mbështetje maksimale për partinë demokratike me 25 Qershor.

Anton Kokaj ka siguruar banorët e Grizhës se askush nuk mund të bëj presion për votuar subjekte të caktuara politike, prandaj gjithë sëbashku duhet të punojnë për të mbështetur partinë demokratike.

Kandidatet Gjoke Uldedaj dhe  Anton Kokaj shpalosën programin e Republikës së re dhe kërkuan angazhimin maksimal të banorëve për të kurorzuar fitoren e PD- se  me 25 Qeshor .

Lexoni dhe kete

COUTILLO :REFORMA NE DREJTESI PO HAS NE VESHTIRESI

Alberto Cutillo, i pranishëm në Shkodër në kuadër të festës kombëtare të Italisë që u …