Thursday , 15 April 2021

VRASJA E DY KUSHERINJVE JUSHI NE LAÇ

Prokuroria e Kurbinit ka dhënë pretencen për të pandehurin Markel Bushi, i cili në muajin prill të vitit 2019-të akuzohet se ekzekutoi me armë zjarri në qytetin e Laçit dy kushërinjtë, Erion Jushi dhe Kelvin Jushi.

Organi i akuzës i ka kërkuar Gjykatës së Kurbinit, dënimin me burgim të përjetshem për 27-vjeçarin Bushi. Seanca gjyqësore është zhvilluar pa praninë e të afërmeve të dy palëve të përfshirë në konflikt gjyqësor dhe hasmëri.

Vetë personi i pandehur, Markel Bushi, ka pranuar autorësinë e krimit të vrasjes me armë të dy kushërinjve, duke shfaqur pendesë. Në fjalen e tij para togave të zeza 27-vjeçari ka thënë se ishte detyruar të qëllonte mbi kushërinjtë Jushi, pasi njëri prej këtyre të fundit kishte nxjerë armën dhe do ta qëllonte.

Me këtë alibi personi i arrestuar dhe që rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm, pretendon se krimin e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes së nevojshme. Ndërkohë avokatët mbrojtës të të pandehurit kërkuan kohë që të përgatisin deklaratën e tyre dhe nisur nga kjo situatë gjykata vendosi të shtyjë seancën për një datë tjetër.

Krimi i rëndë ka ndodhur në 28 prill 2019-të, në lagjen nr 1 të qytetit të Laçit. Dy kushërinjtë Erion dhe Kelvin Jushi u ekzekutuan me breshëri plumbash dhe gjithçka ndodhi pasi vëllai i Markelit, Manueli është konfliktuar verbalisht me dy kushërinjtë Jushi në një lokal në qendër të Laçit.

Pas debatit, në ndihmë të tij shkuan Vincesk dhe Markel Bushi, ku gjatë hetimeve është provuar se personi që ka qëlluar mbi dy kushërinjtë ka qënë pikërisht Markel Bushi.

Ndërsa dy bashkëpuntorët e tij në këtë krim si Manuel Bushi dhe Vincesk Bushi, janë hetuar dhe gjykuar veçmas, duke u dënuar për akuzën e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”.

Lexoni dhe kete

NDAHET NGA JETA DEPUTETI BASHKIM FINO

Një lajm i hidhur për skenën politike shqiptare. Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare …