VRASJA E DY MOTRAVE NGA LEZHA NE ZVICER

Në familjen e dy motrave Frroku në lagjen “Xhenjo” të Lezhës, të cilat u vranë në Zvicer nga bashkëshorti i njërës prej tyre, ka pllakosur zija.Lajmi për humbjen në mënyre tragjike të tyre ka tronditur familjare e të aferm.Menjëherë pas ngjarjes një pjese e familjareve kanë udhëtuar drejt Zvicres për të të tërhequr kufomat, ndërsa të tjere që ndodhen në shtëpi jashtë kamrave thonë se nuk janë në dijeni të ndonjë konflikti dhe se nuk dinë asgjë mbi motivet e ngjarjes.E njëjta gjë pohohet dhe nga një fqinj i viktimave, teksa tregon se i njeh prej vitesh familjen Frroku.

Për familjaret e motrave Alma dhe Elda Frroku mbetet akoma më enigmatike fakti se dhendri vrases ka qelluar për vdekje edhe kunaten e cila ishte mysafire në shtepinë e tyre, e kjo e bën akoma më të paqartë situaten. Asnjë prej familjareve Frroku nuk pranon të japë ndonje koment për krimin, por presin që drejtësia Zviceriane të zbardhë këtë ngjarje tragjike për ta.Krimi i rëndë ndodhi në Zvicër, ku dy motrat u gjetën të vdekura në apartament, pasi ishin qëlluar me thikë nga bashkëshorti i njërës prej tyre një shtetas Kosovar që tashmë është arrestuar nga policia.

Lexoni dhe kete

DETAJET, JA SI NDODHI NGJARJA E RENDE NE QYTETIN E SHKODRES

Boran Berçama dhe Silvi Ndoci, çifti që u ekzekutua me armë zjarri në një atentat …