Wednesday , 1 April 2020

VRASJA E DYFISHTE, FAMILJA FILOPATI HAP DYERT E MORTIT

Familja Filopati në Kodër Rrëshen të Mirditës ka hapur dyert për tju dhënë lamtumiren e fundit motër dhe vëlla që u vranë nga 47-vjeçari Fatmir Kolecaj. Krimi i rëndë ka tronditur familjare e të afërm të viktimave të cilët thonë se që prej vitit 2017 kur u arrestuar nga policia Esmerelda Filopati nuk ka patur kontakte me ish bashkëshortin e sajë Fatmir Kolecaj.

Jashtë kamrave të afermit kanë bërë të ditur se nuk ka patur asnjë debat mes tyre përpara ngjarjes dhe se autori i ka qëlluar sapo i janë afruar baneses së tyre. Ndërkohë forcat policore vijojnë kontrollet në zonen e Mirditës për lokalizimin dhe arrestimin e autorit të vrasjes së dyfishtë Fatmir Kolecaj.

Përpos efektivëve në terren dhe shpërblimit me 5 mln lekë për qytetarët që japin informacion mbi vendndodhjen e 47-vjeçarit, policia ka ngritur edhe dronin në zonën që dyshon se fshihet Kolecaj për ta lokalizuar dhe arrestuar.

Lexoni dhe kete

NIS FUNKSIONIMI I PLOTE I GJYKATES SE LEZHES

Tre muaj pas pezullimit të pjesës më të madhe të proceseve gjyqësore si pasojë e …