Thursday , 13 August 2020

VRASJA E DYFISHTE NE KURBIN, ARRESTOHET NJERI NGA BASHKEPUNETORET

Një nga tre përsonat e shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e dyfishtë të ndodhur me 30 maj në Kurbin është arrestuar në Koder Kamez. Ilir Xhepaj përson me preçedent të mëparshme penal u prangos mesnaten e së shtunës, pas një operacioni mes Policisë së Tiranës, Kurbinit dhe Lezhës dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjthshme të Policisë së Shtetit.

Pas disa ditesh ndjekje, policia arriti lokalizojë vendodhjen e 33-vjeçarit të shpallur në kërkim, duke kryer më pas operacionin për kapjen e tij. Sipas burimeve Xhepaj ishte fshehur në një apartament në Kodër Kamzes, ndërsa kishte vetem 3 muaj që ishte liruar nga burgu pasi kishte qenë i dënuar për një grabitje.

Krahas përfshirjes në ekzekutimin e biznesmeneve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi në 15 maj 2020, në lagjen nr. 4, Laç, Kurbin, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Zef Marku.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale në ngarkim të tij “Vrasja me dashje,e kryer në bashkëpunim “, “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbatja pa leje”. Në kërkim për vrasjen e dyfishtë në Kurbin janë dhe Klaudio Përkola e Elson Alija.

Lexoni dhe kete

6 PERSONA ARRESTOHEN NGA POLICIA E SHKODRËS

6 persona kanë rënë në prangat e policisë Shkodër, pasi akuzohen se janë autorë të …