VRASJA E DYFISHTE NE LEZHE, NE PRANGA NJE PERSON

Policia e Lezhës ka arrestuar një përson të dyshuar si bashkëpunëtor vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni, ngjarje e ndodhur me 27-prill në Lalm Lukaj të Lezhës. Në prangat e policisë ka rënë 35-vjeçari Agron Lushi, banues në Lalm Lukaj, përson me preçedent kriminal, i dënuar me parë për plagosje me armë.

Ndalimi i tij u bë me urdher të prokurorisë së Lezhës në vijim të veprimeve hetimore, bazuar në provat shkencore të siguruara që e implikojnë 35-vjeçarin Lushi në këtë ngjarje kriminale. Ndaj tij janë ngritur akuzat “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Sipas burimeve i ndaluari e ka mohuar përfshirjen e tij në këtë ngjarje, por gjatë ditës së sotme pritet të merret sërish në pyetje nga hetuesit.

Për krimin e dyfishtë është arrestuar edhe Aleksander Përdoda, 40 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim edhe vëllai i tij E.Përdoda. Kol Murrani dhe Preng Simoni u ekzektuan teksa kishin shkuar për të parë trojet e tyre në fshatin Lalm Lukaj. Referuar gëzhoja të gjetura në vendin e ngjarjes rezulton se ndaj tyre është qëlluar me dy armë të ndryshme të cilat ende nuk janë gjetur nga policia.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI PER KRIMET MJEDISORE NE LEZHE

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit …