VRASJA E DYFISHTE NE QYTETIN E SHKODRES, DETAJE TE REJA

Ne vrasjen e Boran Bercana dhe Silvi Ndoci kane marre pjese dy persona. Policia e Shkodres ka arritur qe permes kamerave te sigurise se sekuestruara nga objektet per rreth te shoh si ka ndodhur ngjarja. Viktimat jane kthyer me mjetin e tyre tip Benz rreth ore 1 e 15 minuta te mengjesit te se dieles dhe sapo jane futur ne oborrin mes pallateve, nje person ka pritur deri sa mjeti tip benz te ndalonte per tu parkuar. Fillimisht kane filluar te shtenat ndaj shoferit dhe me pas edhe ndaj pasagjeres. Burime prane grupit hetimore te policise se Shkodres, bejne me dije se autori i cili ende nuk eshte identifikuar ka mberritur me mjetin tip Mercedes Benz, ne lagjen Naim Gjylbegu ne Shkoder, mjeti eshte parkuar jashte rrugices se pallatit ku jetonte me qera cifti i bashkejetuesve, ka marre armen ne makine dhe eshte drejtuar tek ato, pa asnje lloj kompleksi, duke iu afruar xhamit te shoferit dhe duke qelluar ne drejtim te tyre.

Gjithcka ka ndodhur per pak sekonda, ai eshte siguar se cifti ka vdekur, ka pare femijen ne pjesen e pasme te makines dhe eshte larguar serish nga ka ardhur duke u futur ne automjetin qe e priste se bashku me drejtuesin e mjetit dhe dy personat jane larguar ne drejtim te lagjes Kiras te Shkodres nga ku mesohet se me pas kane braktisur mjetin ne afersi te Bypasit, prane rruges nacionale Shkoder – Koplik ne lagjen Dobraç ku i eshte vene edhe flaka duke e shkrumbuar ate plotesisht me qellim qe te humbin te gjithe gjurmet.

Policia e Shkodres ka sekuestruar kamerat e sigurise te nje subjekti privat prane baneses se ciftit, nderkohe qe materiali filmik eshte derguar ne Tirane ku priten te nxirren detaje ne lidhje me identitetin e autorit, mbi te cilin deri tani nuk ka asnje te dhene. Boran Bercani 30 vkec dhe Silvi Ndoci 24 vjeçe, jane ekzekutuar me 23 plumba, mengjesin e se dieles. Policia nuk ka nje piste kryesore se cili ka qene shkaku i ketij egzekutimi.

Lexoni dhe kete

KURBIN, POLICIA GODET GRUPIN E GRABITESVE

Në vijim të punës për goditjen e grupeve të vjedhjeve gjatë natës si zbardhjen e …