VRASJA E FERDINAND POLISE, DETAJET

“Një motorciklet e llojit TMAX ngjyrë gri, na ka ardhur përballë dhe ka qëlluar në drejtim tonin, jam ulur dhe pastaj kam dëgjuar vetëm goditjet e plumbave në mjet. Drejtuesi I motorrit kishte skafandë të zezë, asgjë më shumë nuk di dhe nuk kam parë. Cdo gjë ndodhi aq shpejt, dhe se vetëm kam parë se si Nardin ( Ferdinadin) e përshkonin plumbat. Ai kishte ardhur tek unë për të lyer makinen disa ditë më parë, dhe do kthehesha me të në Shkodër. Kemi qenë shokë. Nuk mbaj mend shumë gjëra, sepse plumbat pa reshtur binin mbi ne. Nuk di më shumë, e as për Nardin se ka pasur konflikte, apo ndonjë zënkë, ka qenë djal I rregullt”, kjo mësohet të ketë qenë dëshmia e Xhovani Mirashi, personit që ishte së bashku me 35 vjecarin Ferdinand Polia në momentin kur u qëllua për vdekje me 18 plumba.

Nga ana e policisë deri tani nuk ka asnjë pistë në lidhje me këtë ngjarje, pasi Ferdinand Polia punonjës I Agjencisë së Zonave të Mbrojtura me detyrë Roje Mjedisi, ose sic njihen ndryshe Rangers, nuk njihej si person problematic, apo që kishte konflikte me ndokend. Ajo që mësohet është se atentatori ka planifikuar mirë egzekutimin, pasi dyshohet se ai ka ndjekur lëvizjet e 35 vjecarit. Ndërsa vendi I ngjarjes ndodhet në një pozicion strategjik. Atentatori I cili ka lëvizur me motorcikletë dyshohet se ka pasi ka parë që mjeti tip guoristradë po lëvizte nga servisi në drejtim tëë Shkodrës, ka ndaluar në kthesen që njihet si kthesa e Grudës, ku edhe shpejtësia e mjetit është shumë e ulët, sepse është një kthesë e fortë. Ai ka qëlluar fillimisht dy herë, në drejtim të viktimes I cili ishte në timon, dhe me të ndaluar mjeti ai ka vazhdur të qëlloi në drejtim të tij nga një distancë jo më shumë se 3 metra, të shtënat nuk janë dëgjuar pasi ai ka përdorur një armë automatike me silenciator e llojit Skorpions.

Më pas me motorcikleten e tij është larguar në drejtim të fshatit Mes në zonën e Postrribës, ku në dalje të urës së Mesit ka djegur motorrin, në një vend shumë mirë të maskuar, dhe është larguar. Nga ana e policisë janë marrë në pyetje disa persona, përfshi edhe familjarë të afërm të tij, mi gjetjen e ndonjë informacioni por deri tani pa sukses. Në vend ngjarje janë gjetur 20 gëzhoja plumbash, ndërsa viktima është goditur plotë 18 herë. Ferdinand Polia së bashku me familjen e tij ishin pronarë të një bujtine në fshatin turistik të Thethit. Kjo është vrasja e 8 në Shkodër me 9 viktima ndërsa ende nuk ka një autor të arrestuar për këto vrasje. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në përfundimin se edhe vrasja e 35 vjecarit është bërë nga një profesionist.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET NJE 30-VJEÇAR NGA POLICIA E SHKODRES

Policia e Shkodrws vijon punwn për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. …