Saturday , 24 October 2020

VRASJA E FERRACAKUT, DALIN DETAJE TE REJA

Vrasja e Fatos Ferracakut me 14 nentor te 2018 eshte kryer nga vrases profesionit dhe me pagese. Eshte ky perfundimi ne te cilin ka mbrritur grupi hetimor i ngritur per kete ngjarje. Ndersa çdo lloj informacioni po mbahet sekret nga grupi hetimor. Per shkak te frikes se dekonspirimit. Gjithashtu mesohet se eshte arritur te sigurohen pamjet filmike te motorcikletes me dy persona dhe me skafandra ne koke te cilet kane levizur ne zone. Si dhe momentin kur motorcikleta ndalohet, por nga sa mesohet nga kamerat e sigurise te sekuestruara nga bizneset e zones nuk shihet momenti i vrasjes. Sipas grupit hetimor i cili ende nuk ka arritur te beje te mundur identifikimin e autorit. Nga kqyrja e kameras se sigurise dhe nga kryerja e akt ekspertimit si dhe deshmive te marra, atentatori i cili ishte i ulur pas drejtuesit te motorcikletes eshte nje person me nje gjatesi rreth 180 deri ne 185 cm i gjate, me peshe normale trupore.

Per shkak te mbajtjes se kaskes mbrojtese eshte e veshtire identifikimi i tij. Gjithashtu mesohet se ne video shihet qarte largimi me shpejtesi i tyre ne drejtim te lagjes guerrile, ku edhe eshte gjetur e djegur motorcikleta. Por sipas dyshimeve te grupit hetimor vrasja e Fatos Ferracakut eshte ne vazhden e zinxhirit te vrasjeve te kryera ne Shkoder. Fokusi i grupit hetimor eshte tek dijenia e viktimes rreth vrasjes se kusheririt te tij Arjan Ferracaku ngjarje e ndodhur me 1 shtator. Sipas hetimeve mesohet se 40 vjecari Fatos Ferracaku ne disa raste ne bisede me persona te ndryshem rreth vrasjes se kusheririt te tij te jete shprehur se kane dijeni rreth vrasjes. Ndersa vrasja e tij sipas grupit hetimor eshte goditje ndaj fisit dhe mesazh i qarte. Hetimet deri tani nuk kane arritur te zbardhin arsyet e vrasjes se Arjan Ferracakut qe sipas tyre do çonte deri ne zbardhjen edhe te vrasjes se kusheririt te tij Fatos Ferracaku.

Lexoni dhe kete

AKSION PER LOJERAT E FATIT NE LEZHE DHE KURBIN

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe nga informacionet e adresuara nga qytetarët …