VRASJA E FUNDIT NE SHKODER, REAGON NISHANI

Nga Shkodra, ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ku mori pjesë në një konferencë shkencore mbi vitet e komunizmit foli për ngjarjet e fundit. Ai tha se qyteti është marrë peng nga grupet kriminale. “Shkodra është marrë peng për momentin nga grupe kriminale apo individ. Për këtë ndjej keqardhje, por jam i bindur që Shkodra me qytetarin e saj do të dijë ta kalojë edhe këtë.” – theksoi Nishani.

Vetëm në 6 muajt e fundit, në qytetin e Shkodrës janë regjistruar 7 viktima në atentate mafioze, numri i të plagosurve disa herë më i madh, ndërsa 2 persona vijojnë ende të jenë të zhdukur. Viktima e fundit u regjistrua dje nga një atentat në mes të ditës. Fatos Ferracaku u ekzekutua pranë mërkatës së Rusit, ndërsa i plagosur mbeti shoku i tij Fatmir Mehaj.

Lexoni dhe kete

PUKË/ I VURI ZJARRIN NJË ZONE TË PYLLËZUAR, ARRESTOHET 57-VJEÇARI

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë, pasi është marrë njoftim në sallën e komandimit …