VRASJA E KASTRIOT REÇIT ENDE PA AUTOR

Vrasja biznesmenit Kastriot Reçi në Rrëshen, vijon të mbetet pa autor. Kontrollet policore që vijojnë në zonen e Mirditës si dhe marrja në pyetje e shumë përsonave nuk ka dhënë rezultat. Nga teresia e veprimeve hetimore rezulton se autori i ngjarjës të jetë qitës profesionist, kjo duke ju referuar mënyres së ekzekutimit të 47-vjeçarit Reçi. Autori ka qëlluar me snajper nga një distance afro 200 metra dhe ka qenë i saktë në shenjestren e tijë, duke e lënë të vdekur në vend dhe pa dëmtuar asnjë përsona tjeter përretj zonës ku ndodhi ngjarja.

Prova të forta për grupin hetimor është arma e krimit si dhe parukia që ka përdorur, autori e cila është gjetur në afersi të tregut të qytetit të Rrëshenit. Ata janë sekuestruar dhe janë dërguar për analizohen në laboratorin e policisë së shtetit. Po ashtu po verikohen me imtësi dhe kamerat e sigurisë dy prej të cilave kanë filmuar autorin e ngjarjes, por edhe automjetin me të cilin ka ardhur.

Duke qenë se autori ka qenë i veshur si grua identifikimi i tijë nga pamjet filmike është mjaft i vështire. Ndërkohe po verikohet edhe telefoni i viktimës për të parë bisedat telefonike apo dhe mesazhet e koheve të fundit me ndonjë përson të dyshimte. Kastriot Reçi u ekzekutua me snajper rreth orws 11 të se martes, teksa po hynte në lokalin e tij në qender të qytetit të Rrëshenit.

Lexoni dhe kete

DIGJET FURGONI, PO UDHËTONTE DREJT VALBONËS

Si shkak i një shkëndije elektrike në pjesën elektrike të furgonit që po udhëtonte në …