VRASJA E MEHDI KAVAJES, JA PER ÇFARE DYSHOHET

Mehdi Kavaja 60 vjecari nga Shkodra dyshohet se është egzekutuar nga vrasës profesionit, por ende nuk dihen shkaqet që kanë cuar deri në këtë krim. Nga hetimet e kryera fillimisht mësohet se ai është qëlluar nga një armë e cila është e vështirë të identifikohet dhe se vrasja e tij është shumë enigmatike. Familjarët nuk kanë dijeni për nodnjë konflikt të tij me persona tjerë, cka e vështirëson edhe më shumë hetimin. Mehdi Kavaja riparues dyersh makinash dhe bravash në Shkodër ka qenë i vetëm në punishten e tij në lagjen Tophane të Shkodrës, kur edhe është gjetur i vdekur.

Nga hetimet e policisë dhe marrja në pyetje e familjarëve këta të fundit mësohet se janë shprehur se rreth orës 15 e 30 minuta kanë dëgjuar një krisëm, por nuk kanë dyshuar se mund të ketë qënë arme, pas disa minutash kur kanë parë se 60 vjecari nuk po vinte në shtëpi, kanë dal dhe kanë gjetur të vdekur në tokë dhe të mbuluar në gjakë,  anë derës së hapur të një  automjeti të cilin po e riparonte. Fillimisht është dyshuar se kemi të bëjmë me një hemoragji celebrale, por pas kryerjes së ak ekspertimit dhe kqyrjes së trupit është vërejtur në pjesën e pasme të kafkës një vrimë e vogël. Cka ka cuar deri në kërkesën e mjekëve ligjor të një egzaminimi me anë të skanerit.

Ka qenë skaneri i cili ka nxjerrë në pah se brenda kafkës së 60 vjecarit ndodhet një objekt në formën e një plumbi, por jo një plumb i zakonshëm. Deri tani nuk ka një pistë kryesore të hetimit, pavarësisht se janë ngritur disa të tilla por deri tani të gjitha kanë rënë poshtë. Mehdi Kavaja nuk njihje në Shkodër si një person që kishte konflikte.

Lexoni dhe kete

AKSIDENT NE FUSHE-MILOT, JA ÇFARE NDODH MES 3 MJETEVE

Më datë 17.06.2018, rreth orës 17:20, në Fushë Milot, ka ndodhur një aksident automobilistik ku …