VRASJA E SUELA SULES, BURG TE PERJETSHEM PER FATJON KARMESHTEN

Gjykata per Krime te Renda denon me burgim te perjetshem, Fatjon Karmeshtnen, per vrasjen e Suela Sules, ne prill te 2016-es. Krimi u be me urdher te bashkeshortit te Sueles, Sadetin Sula, i cili gjithashtu eshte denuar me burgim te perjetshem ne nje vendim te qershorit 2018. 35-vjeçari Fatjon Karmeshtna, baba i kater femijeve, me 18 prill 2016 ka mbytur me duar Suela Sulen ne tualetin e mobilerise se saj ne Bushat te Shkodres, me urdher te bashkeshortit Sadedin Sul, nene e tre femijeve.

Ne provat kunder tij eshte edhe nje regjistrim audio i bere nga telefoni i viktimes. Ne kete material degjohet se si Sadedin Sula dhe i denuari, Karmeshtna, flasin me njeri-tjetrin. Nga biseda rezulton se ata kane nje raport te ngushte dhe Sadedin Sula degjohet te thote se ka dyshime se e shoqja e tradhtonte dhe kishte frike se do te ndahej dhe do t’i merrte gjysmen e mobilerise.

Fatjon Karmeshtna ka qene punetor ne mobilerine familjes Sula dhe sherri i fundit mes dy bashkeshorteve ka qene pikerisht per te. Suela i ka kerkuar Sadedinit qe ta largoje nga puna, por kjo nuk eshte bere dhe disa dite me vone ajo dyshohet se u mbyt nga 35-vjeçari.

Lexoni dhe kete

2 PERSONA NE PRANGAT E POLICISE SE SHKODRES

Policia e Shkodrës vijon zbatimin e planit të masave për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e …