Wednesday , 24 July 2019

VRASJA E VELLEZERVE BILALI NE SHKODER, MBETEN NE BURG DY TE ARRESTUARIT

Dy të arrestuarit për vrasjen e vëllezërve Bilali në Shkodër do të qëndrojnë në burg. Para trupit gjykues ata e kanë pranuar se makinën që ka shërbyer për të kryer krimin e kishin lyer, por se nuk kanë lidhje me vrasjen e Bilalëve. Arsen Stojku bashkë me Mislim Ramën thanë para gjykatës se makinën e vjedhur e kishin lyer por nuk janë ata vrasësit e Bilalëve.

Avokatët e tyre kërkuan lehtësime, por Gjykata caktoi të njëjtën masë sigurie që kishte kërkuar edhe prokuroria. Rama dhe Stojku u arrestuan si pjesmarrës në atentatin ndaj Astrit dhe Ibrahim Bilalit, në 30 Mars në Kiras të Shkodrës. Ndërkohë njëri nga personat e dyshuar si autori kryesor i ngjarjes, Ibrahim Lici është ende në arrati, i shpallur në kërkim. Atentati ndaj vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali një muaj më parë ishte nga më të bujshmit në qytetin verior.

Dy burrat ishin duke shkuar te motra e tyre kur mbi ta u qëllua me breshëri, pa pasur asnjë mundësi shpëtimi. Makina e autorëve rezultoi e vjedhur më parë në lagjen Perash. Pas ngjarjes ajo u gjet gjysëm e djegur vetëm 300 metra larg vendit të ngjarjes.

Lexoni dhe kete

GJYKATA LIRON INSPEKTORET E BASHKISE SHKODER

Gjykata e Shkodres liroi me garanci pasurore dy inspektoret e bashkise se Shkodres qe u …