Sunday , 25 October 2020

VRASJA NE GALLATE E PARALAJMERUAR

Policia e Qarkut te Lezhes ka dhene detaje re reja ne lidhje me vrasjen e 50-vjeçarit Mark  Ndreca ngjarje e ndodhur diten e djeshme ne fshatin Gallat te Kurbinit. Burime prane grupit hetimor i ngritur per kete ngjarje kane bere te ditur se midis viktimes dhe autorit ka patur konflikte te meparshme pershkak te pronesise se rruges qe te çon drejt HEC-it. Sipas ketyre burimeve, viktima Mark Ndreca kishte bere denoncim vetem dy dite me pare ne polici, duke pretenduar se ndihej i kercenuar nga 69-vjeçari Tom Lala. Denoncimi i bere 50 vjecari Ndreca  nuk eshte pritur aspak mire nga autori i krimit Tom Lala. Nga marrja e deshmive te   deritanishme, autori dhe viktima ka qene duke levizur te dy me automjetet e tyre ne drejtim te  fshatit Gallat te Kurbinit. Ne rruge e siper 50-vjeçari eshte parakaluar nga tom Lala, i cili  ne fakt sapo i eshte afruar mjetit te viktimes, e ka qelluar menjehere me arme zjarri  pistolete, duke e lene te vdekur ne vend. Autori eshte larguar menjehere nga vendngjarja, ndersa forca te shumta policia kane nisur kerkimet per arrestimin e tije, por pa mundur qe te bien ne gjurmet 69 vjecarit lala. Ende pa kaluar 24-ore nga vrasja ne fshatin Gallate, policia ka parandaluar nje tjeter vrasje te mundeshme ne qytetin e Laçit. Blute e Kurbinit kane bere te ditur se kane arrestuar ne flagrance shtetasen Dava Dedegjonaj 65-vjeçe, ndersa gjate kontrollit te ushtruar ju gjet dhe nje arme zjarri me fishek ne te, gati per te qelluar. Gruaja 65 vjecare ishte konfliktuar gjate mengjesit te se dieles per motive te dobeta me fqinjin e saje me iniciale S.Ll. Ka qene banore te zones te cilet kane njoftuar menjehere policine qe nderhyne shpejt duke parandaluar nje ngjarje kriminale.

Lexoni dhe kete

AKSION PER LOJERAT E FATIT NE LEZHE DHE KURBIN

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe nga informacionet e adresuara nga qytetarët …