Sunday , 8 December 2019

VRASJA NE MIRDITE ENDE PA AUTOR

Vrasja e 34-vjeçarit Eri Zefi në Zall Xhuxhe të Mirditës vijon të mbetet pa autor. Përsonat që u shoqëruan në polici dhe u moren në pyetje nga hëtuesit për gjarjen janë lënë sërish të lirë. Në dëshminë tyre ata nuk kanë dhënë ndonje detaj që mund të ndihmojë grupin hetimor për zbardhjen e këtij krimi.

Sipas burimeve vrasja e 34-vjeçarit ka ndodhur disa orë para se është gjetur trupi i viktimës. Por koha e ekzekutimit të tijë ende nuk është përcaktuar, pasi zona ku u gjet trupi i pajetë është e pa banuar dhe nuk ka asnjë deshmitar. Familjaret e viktimës kanë deklaruar në polici se ai ishte nisur për të shkuar tek dajat e tijë në zonën e Fanit kur ka ndodhur ngjarje.

Atentatoret të cilët mendohet të kenë qenë dy përsona i kanë ndjekur lëvizjet e 34-vjeçarit dhe në zonen e Mirditës dyshohet se e kanë marrë peng dhe më pas e kanë ekzekutuar në fshatin Zall Xhuxhë në një zonë të pyllëzuar 50 metra larg rrugës së kombit. Pista kryesore e hetimit është ajo e vrasjes për gjakmarrje, pasi vëllai i viktimës ka Ndue Zefi në shkurt të këtij viti ka vrarë fqinjin e tijë Martin Ndreca ngjarje e ndodhur në qytetin e Durrësit.

Lexoni dhe kete

DIGJET MAKINA E GJYKATESIT ANDRI YMERI

Dy mjete janë djegur gjatë natës në Shkodër. Sipas të dhënave pranë policisë së Shkodrës …