Monday , 25 January 2021

VRASJA NE RRESHEN, OSHEE: AKT KRIMINAL

Menjëherë pas vrasjes së drejtuesit të OSHEE-së në Rrëshen, Saimir jaku, në një reagim të shpërndarë për mediat Operator ii Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka thënë se ky ishte një akt criminal. “Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dënon me forcë aktin kriminal, me pasojë vdekjen e punonjësit, Sajmir Jaku, ndodhur në Rrëshen. Saimir Jaku, i moshës 33 vjeç, deri më datën 31.08.2016 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Njesise së Tensionit të Larte Veri. Sqarojmë se, më datën 01.09.2016, është transferuar në Drejtorinë e Tensionit të Lartë në Tiranë në pozicionin Shef Sektori i Asistencës Teknike.”

Nga ana tjetër OSHEE ka hedhur poshtë akuzat se ai ishte i dënuar për ndonjë vepër penale. Për këtë, OSHEE ka vënë në dispozicion të publikut edhe dëshminë e penalitetit që Jaku ka dorëzuar në institucionin që punonte, të marrë nga organet e drejtësisë në vend.

“OSHEE kërkon të sqarojë gjithashtu se “dëshmia penale” lëshuar nga Ministria e Drejtësisë dhe formulari i dekriminalizimit, plotësuar nga Jaku, tregojnë se punonjësi nuk është dënuar për vepra penale.”

OSHEE nga ana tjetqër i shpreh ngushëllime familjarëve të Jakut.

Lexoni dhe kete

PARAKALIMI I GABUAR, SHKAK I AKSIDENTIT TRAGJIK NE RRUGEN E KOMBIT

Ajo çfarë ka ngelur në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik me 4 viktima dhe 1 …