Thursday , 3 December 2020

VRASJA NE SHKODER, PROKURORIA SEKUESTRON KAMERAT

Prokuroria e Shkodrës, ka në duar pamjet filmike të kamerave të sigurisë që kanë fiksuar vrasjen e Fatos Ferracakut në Shkodër, në 14 nëntor, si dhe plagosjen e mikut të tij, Fatmir Mehaj. Në pamjet filmike shihet një motor i bardhë, në të cilën ndodhen dy persona, me skafandra në kokë. Personi i ulur mbrapa, i veshur me xhup të kuq, pantallona të zeza dhe skafandër të bardhë, zbret nga motorri dhe pasi i afrohet objektivoit hap zjarr, ndërsa personi tjetër, me skafandër në kokë dhe rroba të zeza qëndron mbi motor në pritje të autorit të vrasjes.

Pavarësisht këqyrjes që një grup i posaçëm hetimor i ka bërë pamjeve filmike, nuk është bërë ende i mundur identifikimi i vrasësve. Vetëm pak minuta pasi ndodhi ngjarja, motorri i dyshuar i përdorur në ngjarje, u gjet i djegur plotësisht në lagjen “Guerile”. Mjeti është dërguar në laborator, ku po kryhet ekzaminimi teknik që mund të nxjerrë ndonjë të dhënë të vlefshme për hetimin.

Lexoni dhe kete

POLICIA ARRESTON 1 SHTETAS PER VRASJEN NE DAJÇ

Zbardhen emrat e të arrestuarve në Shkodër për vrasjen e Ridvan Ramazanit. Policia bënë të …