Tuesday , 19 November 2019

VRASJE ME ARME ZJARRI NE SHOSH TE DUKAGJINIT

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur ditën e hënë rreth orës 12:00 në fshatin Palaj, njësia administrative Shosh, e Bashkisë Shkodrës. Nga kjo ngjarje, ka mbetur i vdekur Lazër Arraj 55 vjeç, por në zonë njihet si Lazër Pjetrushi. Viktima është gjetur i pajetë nga dy nipat e tij dhe nuk rezulton të ketë konflikte me askënd.

Mësohet se ai ishte kthyer në fshatin e tij të origjinës për të marrë harxhet e dimrit, por u gjet i vrarë në rrugë. Ishin nipërit e Arrajt, të cilët e gjetën atë pa jetë në rrugë. Për shkak të distancës së largët grupit hetimor do t’i duhen disa orë për të arritur në vendngjarje.

Ndërkohë policia përmes një njoftimi paraprak ka bërë me dije se kanë shkuar në vend ngjarje dhe po punohet për sqarimin e plotë të saj. Ende nuk dihet autori i kësaj vrasje.

Lexoni dhe kete

POLICIA E SHKODRËS ARRESTON NJË 60-VJEÇAR

Policia e Shkodrës vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Nga strukturat …