Wednesday , 20 June 2018

VRAU BURRIN NE MILOT, GRUAJA SHPERTHEN NE LOT NE GJYKATE

Gjykata e Kurbinit ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat” per Violeta Donajn, gruan që vrau bashkëshortin e saj, Kujtim Donaj, 42-vjeç në tregun e Milotit, ngjarje e cila ndodhi mëngjesin e së dieles. Në Gjykatë Violeta Donaj shfaqi pendesë për krimin e rëndë dhe ka shpërthyer në lot. Ajo është është shprehur para togave të zeza se burri e keqtrajtonte dhe luante bixhoz, por nuk e beson pse shkoi derisa ta vriste babain e dy fëmijeve të sajë. Pavarësisht pendesës, Gjykata e Kurbinit ka vendosur burg pa afat për 35-vjeçaren Violeta Donaj dhe çështja i kaloj krimeve të rënda. Gjatë seances për vlersimin e mases së sigurisë jashtë ambjenteve të gjykatës kanë qenë të pranishem dhe familjarët e 35-vjeçares.

Ata nuk kanë folur asnjë fjalë në lidhje me krimin e rëndë, duke e kaluar gjithçka në heshtje. Nga hetimet e deritanishme rezulton se në momentin e ngjarjes Kujtim Donaj ka qenë duke hapur mallin në tezgën që kishte në treg, kur ka ardhur gruaja e tij dhe ka qëlluar 4 herë ndaj 42-vjeçarit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Po sipas të njëjtëve dëshmitarë, Violeta Donaj, sëbashku me kunatën kanë shkuar pas burrit me një makinë private, ndërsa viktima kishte mbërritur pak minuta më herët me një fugon mallrash.

Lexoni dhe kete

VRASJA E MEHDI KAVAJES, JA PER ÇFARE DYSHOHET

Mehdi Kavaja 60 vjecari nga Shkodra dyshohet se është egzekutuar nga vrasës profesionit, por ende …