Monday , 17 December 2018

VRAU GRUAN ME SEPATE SHTROHET NE SPITAL PSIKIATRIK

Ylber Bajrakurtaj, autori i vrasjes së bashkëshortes e tij në Koplik të Malësisë së Madhe prej 20 vitesh ka statusin e invalidit si i prapambetur mendor. Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë vendimin që Bajrakurtaj të shtrohet në psikiatri. Pasi ka marrë në shqyrtim edhe ekspertizen mjeksore për shëndetin mendor të autorit të kësaj ngjarje Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që ai të shtrohet për dy muaj në spitalin psikiatrik. Dhe më pas do vijoj procesi gjyqësor ndaj tij.

Autori i krimit, po ashtu edhe bashkëshortja e tij që mbeti viktimë, njiheshin nga banorët e zonës si persona me probleme psikike. Një prej tyre shprehet se konfliktet në çift kanë qenë edhe më përpara, aq sa viktima është larguar njëherë nga banesa për tek familja e saj.

Pas krimit të rëndë, familjarët e viktimës kanë marrë trupin e pajetë të 42-vjeçares për të kryer ceremoninë mortore në fshatin e lindjes në Zagorë të Malësisë së Madhe, ndërsa banesa ku ndodhi krimi ruhet ende nga forcat e policisë.

Lexoni dhe kete

AKSIONI NDAJ FISHEKZJARREVE DHE LENDEVE PLASESE

Plot 1136 subjekte të tregtimit të mjeteve piroteknike dhe fishekzjarreve, si dyqane të ndryshme, markete, …