Breaking News

VRAU KOLEGUN, ARRESTOHET 25-VJEÇARI

Ka përfunduar në pranga autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur dy ditë më parë, ku mbeti i vrarë shtetasi me P.Biba nga Rubiku. Policia e Shkodrës bën me dije se është arrestuar shtetasi E.Dodaj, 25 vjeç, banues në Tiranë. “Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Policisë Pukë u bë ndalimi i shtetasit E.D, 25 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftim. Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e 8 shkurtit, ku 25 vjeçari Doda vrau kolegun e punës pranë hidrocentralit.

Por, sipas grupit hetimor, vrasja ka ndodhur nga pakujdesia. “Dyshohet se aksidentalisht ai ka qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë shtetasin P.B. ne prani të disa punonjësve të tjere, qe po pushonin ne te njejtin ambjent”, thuhet në komunikatën e policisë së Shkodrës. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

TRENI PERPLAS AUTOMJETIN NE PLLANE TE LEZHES

3 pjestarë të një familje shpëtuan për mrekulli, pasi automjeti në të cilin po udhëtonin …