Tuesday , 6 December 2022

VRAU VËLLAIN E VRASËSIT TË BABAIT. PROKURORIA E LEZHËS KËRKON 8 VITE BURG PËR 17-VJEÇARIN PËRVATHI

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 8-vite burg të 17-vjeçarit Florian Përvathi, i cili në muajin janar të këtij viti vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj.

Nga ana e organit të akuzës është provuar se 17 vjeçari ka kryer krim me paramendim për gjakmarrje, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë babain në vitin 2009, kohën kur ai kishte qenë vetëm 4 vjeç.

Konkluzionet përfundimtare në lidhje me këtë çështje janë dhënë nga prokurori Sabri Kastrati, për akuzat “Vrasje për gjakmarrje” dhe “Mbajtja pa leje mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarak”. Tashmë do të jetë pala mbrojtëse që sot të japë konkluzionet e më pas pritet që trupa gjykuese të shprehet me vendim në lidhje me këtë çështje.

Florian Përvathi ekzekutoi me armë zjarri bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj, mesditën e 24-janarit të këtij viti në fshatin Manati të Lezhës, sapo viktima kishte hyre me makinë në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij. Menjëherë pas krimit u vetëdorëzua në polici duke treguar dhe motivet e ngjarjes.

Lexoni dhe kete

VAU I DEJËS, FINALIZOHET OPERACIONI POLICOR I KODUAR “NEUTRALIZIMI”

Shërbimet e Policisë Kriminale të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë të Vau …