Wednesday , 24 July 2019

VRITET ME ARME ZJARRI 24-VJEÇARI NE LAÇ

Festa e Shna Ndout në Laç është përgjakur nga një vrasje më armë zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së merkures në afërsi të stadiumit të qytetit, ndërsa viktime mbeti shtetasi Viktor Shkorreti 24-vjeç banues nga Laçi. Ky i fundit u qëllua me brëshëri automatiku në afërsi të baneses së tijë, ndërsa disa ore pas ngjarjes policia ka identifikuar autorin e dyshuar të krimit.Ai është shtetasi me iniciale E,K 32 vjeç banues në Tiranë.

Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit, për parkimin e automjetit. Duke qenë se përshkak te pelegrinazhit te Kisha e Shna Ndout në Laç ka patur fluks të jashtezakinshem automjtesh dhe mungesë vendparkingjesh autori ka dashur të parkojë automjetin në afërsi të baneses së viktimes, por nuk është lejuar nga ky i fundit.

Në ato momente ata kanë nisur të konfliktohen me njëri tjetrin dhe më pas autori ka nxjerrë armen dhe ka qëlluar në drejtim të 24-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas duke përfituar dhe nga errësira autori ngjarjes është larguar nga vendi i ngjarjes, duke i shpëtuar policisë e cila u vu menjëherë në ndjekje të tij. Policia po kreh të gjithë zonen dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit të ngjarjes.

Lexoni dhe kete

GJYKATA LIRON INSPEKTORET E BASHKISE SHKODER

Gjykata e Shkodres liroi me garanci pasurore dy inspektoret e bashkise se Shkodres qe u …