Wednesday , 20 November 2019

VRITET ME ARME ZJARRI KRYEPLAKU I MERQISE NE LEZHE

Një vrasje me armë zjarri tronditi Lezhën mëngjesin e së merkures. Ngjarja ndodhi rreth orës 8:00 në fshatin Mërqi ku viktime mbeti shtetësi Gjin Marku 64-vjeç i cili ishte kryeplak i fshatit. Ai është qëlluar me breshëri automatiku teksa po mblidhte barin në një parcele pranë banesës së tijë. Nga të shtënat 64-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia e cila mbërriti menjëhere në vendin e ngjarjes bëri të ditur se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin.

Ai është shtetasi Tonin Gjini nga Kashnjeti me banim në fshatin Mërqi dhe ishte dhëndërr i familjes së viktimes. Nga hetimet paraprake të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes viktimës dhe autorit. Ky i fundit i kishte kërkuar mikut të tijë që ti jepte barin që kishte korrur, por kjo nuk është pranuar nga viktima. Në momentin kur ka parë 64-vjeçarin që po mblidhte barin dhe po e ngarkonte në kamionçinen e tijë, autori ka marrë armen dhe ka qëlluar në drejtim të mikut të tijë duke e lënë të vdekur në vend.

Pas ngjarjes autori është larguar në këmbë sëbashku me armen e krimit, ndërsa forca të shumta policie janë vënë në ndjekje dhe po krehin të gjithë zonen me qëllim kapjen e tijë.Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar 3 përsona të cilët po mblidhnin barin me viktimen dhe po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë në cilësinë e proves meteriale janë sekuestruar gëzhojat e armes të gjetura në vendin e ngjarjes.

Lexoni dhe kete

KAMIONÇINA PERPLAS PER VDEKJE KEMBESORIN

Një këmbësor mbeti i vdekur, pasi u përplas nga një automjet në rrugen e kombit. …