Wednesday , 13 June 2018

VUAJTJET GJATE SISTEMIT TE KOMUNIZMIT NE NJE DOKUMENTAR

Vuajtjet e përjetuara gjatë periudhës së komunizmit u paraqitën nëpërmjet një dokumentari në një aktivitet të zhvilluar në qytetin e Shkodrës. IDMC, Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë prezantoi një dokumentar për fisin Bajraktarët e Lurës, që u vranë në luftë me komunizmin dhe të tjerë që mbetën gjallë por përjetuan burgje e kampe. Sipas përfaqësueses së IDMC, Matilda Karcanaj, nëpërmjet këtij dokumentari, të rinjtë mund të lexojnë të vërteta që nuk janë shkruar akoma.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë të rinj të qytetit të Shkodrës dhe synimi kryesor ishte që ato të njihen me vuajtjet e atij regjimi.

Lexoni dhe kete

10 QERSHOR, DITA NDERKOMBETARE E ARTIZANATIT

10 Qershor shënohet si Dita Ndërkombëtare e Artizanatit. Për të 6-tin vit me rradhë, Bashkia …