“WESTERN” NE MES TE SHKODRES, TRE TE PLAGOSUR

3 të plagosur njeri prej te cileve ne gjendje te rende është bilanci I atentatit me arme zjarri në qëndër të qytetit të Shkodres. Çdo gje ka ndodhur rreth ores 13-00 mesditen e se Shtunes prane sheshit “Demokracia” kur nga autovetura Daeëoo me ngjyre jeshile me targa AA 440 NC  nje përson ka qëlluar plot 8 herë në drejtin të Toni Lisit 32- vjec, nga plumbat kane mbetur te plagosur edhe dy kalimtarë të rastit, 25 vjecarja L. T si dhe 59 vjecari Enrik Prenushi.

Sipasojë e plumbave në qëndër të qytetit është shkaktuar kaos, ndërsa kanë qënë kalimtarët e rastit ato të cilët i kanë ardhur në ndihmë të plagosurve. Sipas bluzave të bardha, objektivi i atentatit, 32- vjecari Toni Lisi ndodhet ne gjendje kritike ndersa dy te plagosurit e tjere janë jashtë rrezikut për jetën pasi plagët e marra kanë qënë të lehta. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të shumte policie të cilët pasi kanë marrë dëshmite e të pranishmëve si dhe kanë sekuestruar pamjet  e kamerave te sigurise te bizneseve perreth kane identifikuar automjetin. Rreth 30 min pas ngjarjes policia ka gjetur armen e zjarrit tip pistoletë në një prej kontinierëve të mbeturinave ndërsa kanë sekuestruar edhe armen.

Më pas grupet e ndërhyrjes së shpejtë janë vënë në ndjekje të autoveturës dhe e kanë gjetur në zonën kufitare të Zogajve, ku kanë nisur kontrollet për kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë. Policia ka identifikuar edhe pronarin e autovetures. Dyshohet se autoret të kenë lëvizur drejt Malit të Zit dhe prandaj janë ngritur pika te shumta kontrolli dhe po behet krehja e zones per identifikimin dhe kapjen e autorive dhe sqarimin e rrethanave te ngjarjes. Nga ana tjeter edhe policia kufitare eshte duke kontrolluar ne liqen, pasi autoret mund te kene levizur me ndodnje mjet lundrues per ti ikur policise.

Lexoni dhe kete

ASGJESOHEN 550 BIME NARKOTIKE KANABIS SATIVA NE DUKAGJIN

Asgjesohen 550 bimë narkotike në zonën e Shalës së Dukagjinit, ndërsa policia ka shpallur një …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin