XHAFA: DEKLARATA E PRIFTIT MALAZEZ ESHTE THIRRJE PER LUFTE

“Është një thirrje për luftë dhe si e tillë duhet të trajtohet. Dhe nuk është vetëm Shqipëria e rrezikuar por është I gjithë ballkani”, shprehet kështu gjatë një interviste për TV Rozafa pedagogu I Historiografisë në Universitetit e Shkodrës Bajram Xhafa.

Xhafa shton se shteti Shqiptar duhet të reagoj fuqishëm në lidhje me këtë çështje pasi misioni I klerikëve të tillë që vijn në Shqipëri nuk është fetar por politik.

Profesori I historigrafisë Xhafa shprehet se Shqipëria dhe dilomacia e saj duhet të jenë më active por edhe më të ashpra në reagime që kanë të bëjnë me cështjen Shqiptare. Reagimi I pedagogut Xhafa erdhi pas deklaratave të priftit ortodoks te Kishes Ortodokse serbe te Malit te Zi Radomir Nikçeviq dhe ambasadorit serb ne Tirane mbi Kosoven.

Lexoni dhe kete

FARMACISTET NE SHKODER NE PROTESTE

Farmacistët në disa qytete të vendit kanë mbyllur dyert në shenjë proteste në lidhje me …