Thursday , 19 April 2018

XHAFAJ: NE 100 DITE PASTROJME VENDIN NGA KRIMI

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka prezantuar përpara anëtarëve të Asamblesë socialiste objektivat e dikasterit të tij në 100 ditë e para të qeverisë “Rama 2”. Xhafaj u shpreh se nisja e Vettingut në polici është kryefjalë e këtij 100 ditëshi me synim spastrimin e elementëve kriminalë nga radhët e policisë së shtetit. Paralelisht, tha Xhafaj, do vijojë puna e bluve për sekuestrimin e pasurive të paligjshme të krimit të krimit të organizuar.

“Nisja e Vettingut në polici do të jetë pika kyçe, për të pasur një polici me standarde evropiane dhe të përkushtuar ndaj shërbimit qytetar. Kërkojmë një qeveri të lidhur me qytetarët. Do të krijojmë një marrëdhënie më të mirë mes qytetarëve dhe policisë. Do të jemi të fokusuar tek parandalimi i dhunës në familje. Lufta kundër krimi të organizuara do të mbete sfida kyçe. Kryeministri që në gushte e ka përcaktuar si një prioritet të punës së qeverisë. Shumë shpejt do të kemi një raport zyrtar i monitorimit ndërkombëtar për luftën kundër kanabisit do të jetë publik. Kemi dy muaj që po punojmë, me partnerët SHBA, BE dhe disa nga vendet anëtarë të BE të përfshira në këtë proces. Do të punojmë për ngritjen e strukturave për goditjen e paligjshmërisë, bllokimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale”, u shpreh Xhafaj duke sulmuar opozitën se gjatë viteve kur ishte në pushtet bashkëjetoi me krimin dhe drejtësinë e kalbur.

“Ka një dallim thelbësor mes nesh dhe atyre, ata që krimin e kthyen në bashkëjetesë me drejtësinë e kalbur, drejtësinë e vunë në dispozicion të grupeve kriminale, kanabisit e vunë në mbrojtje të shtetit dhe sot e përdorin si përbaltje ndaj shtetit, policisë dhe neve që udhëhoqëm procesin e reformimit të drejtësisë për ta ndarë nga krimi, ne që kemi vullnetin dhe jemi të aftë ta zbatojmë këtë reformim dhe për ta çuar drejtësinë në vendin që meriton”, tha Xhafaj.

Ministri i Brendshëm tha gjithashtu se do vijojë puna për menaxhimin e kufirit për parandalimin e azilkërkuesve në vendet e BE. “Kemi punë për të bërë për menaxhimin e kufirit që mbetet prioriteti ynë, për azilkërkimin dhe trafikun e qenieve njerëzore. Do të përmirësojmë masat e regjimit të kontrollit në kufi, në pikat e kalimit kufitar portual dhe në aeroportin e Rinasit, do të bëjnë lehtësime për shërbimet ndaj qytetarëve dhe si nevojë për prezantimin më të mirë të vendit për vizitorët dhe turistët e huaj”– tha Xhafaj.

Lexoni dhe kete

KRYEMINISTRI EDI RAMA MBERRIN NESER NE SHKODER, ZBARDHET AXHENDA

Eshte zbardhur axhenda e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Shkodër. Raportohet se Rama bashkë …