Wednesday , 25 April 2018

XHAFAJ: NE SHKODER TRE GRUPE KRIMINALE, NJE E GODITEM

“Tjetër ndëshkim në kuadrin e Operacionit ‘Forca e Ligjit’: Një nga 3 grupet kriminale të identifikuara në qarkun Shkodër”. Kështu Brendshëm Fatmir Xhafa në Tëitter, duke iu referuar aksionit shkruan ministri i të djeshëm në Shkodër, ku u shkatërrua një rrjet prostitucioni dhe 7 persona u vunë në pranga. Pasi zbulon se në Shkodër veprojnë edhe dy grupe të tjera kriminale përveç atij të pagëzuar “Balerinat”, Xhafa i jep merita edhe Prokurorisë për aksionin e finalizuar. “Përkushtim e profesionalizëm, sukses i merituar i policisë Shkodër e Forcave operacionale. Bashkëpunim efikas me prokuroren e çështjes. Përgëzime te gjithëve!FLM!”, shton ministri në statusin e tij në Twitter.

Operacioni “Forca e Ligjit” ka qëllim realizimin shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare. Operacioni ka nisur prej disa ditësh, ndërsa priten goditje në të gjitha qarqet e vendit për të vendosur para drejtësisë personat që janë në listën e zezë të policisë së shtetit.

Shtatë persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës, të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal të koduar me emrin “Balerina”. Policia e Shkodrës thotë se operacioni është finalizimi i një hetimi disamujor me aplikimin e metodave speciale hetimore. Arrestimi u bë  në momentin që përsonat ndodheshin brenda lokalit ndërsa grupi ishte prej disa muajsh në përgjim ambiental dhe telefonik. Gjatë marrjes në pyetje, përsonat e ndaluar kanë hedhur poshtë akuzat e ngritura për prostitucion.

Lexoni dhe kete

KAPET ME 3 PAKO ME LENDE NARKOTIKE, ARRESTOHET 26-VJEÇARI

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimijn e një 26-vjeçari që tentoi të kalojë …