XHAFERI TAKON LOJTARËT E VLLAZNISË. PREMTON MBËSHTETJE

Vetëm pak orë pas zyrtarizimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes tij dhe Bashkisë Shkodër dhe Klubit të Futbollit Vllaznia, biznesmeni Alban Xhaferi ka nxituar të takojë ekipin në stërvitje. Ka ndodhur kështu pasditen e së enjtes kur ai sëbashku me administratorin Suad Lici kanë dalë para lojtarëve dhe stafit teknik. Ka qenë administratori i klubit ai që e ka prezantuar donatorin e ri të klubit duke thënë se sëbashku tashmë të gjitha palët do të mundohen të bëjnë më të mirën për një Vllazni ndryshe.

Vetë Xhaferi sakaq, ka thënë fjalët e para përpara skuadrës. Nga sa bëhet e ditur nga vetë faqja zyrtare e klubit kuqeblu, donatori u ka shpjeguar fillimisht lojtarëve arsyen pse ka vendosur të jetë pranë Vllaznisë dhe dashurinë e tij për fanellën kuqeblu. Më pas u ka kërkuar të japin maksimumin në këtë periudhë të vështirë të fundit të sezonit.

Nga ana tjetër, në fjalët e Xhaferit ka patur vend edhe për premtime dhe shpresë teksa u ka kujtuar të gjithëve se planet për sezonin e ardhshëm janë shumë të mëdha. Kaq për këtë kontakt të parë me ekipin por padyshim që në ditët e ardhshme ato do të jenë të shpeshta.

Nga ana tjetër, presidenti i basketbollit shkodran që tashmë do të jetë edhe donator tek futbolli, pas ndjekjes së stëvitjes të ekipit të parë, ka nxituar të udhëtojë pasditen e së premtes drejt kryeqytetit për të ndjekur finalen e kampionatit të 17 vjeçarëve në mes Vllaznisë dhe Shënkollit, ndërkohë që nesër do të udhëtojë drejt Korçës për të ndjekur takimin Skënderbeu- Vllaznia. Xhaferi duket se e ka marrë shumë seriozisht afrimin e tij pranë klubit të futbollit dhe në fakt, momenti është i duhur sepse skuadra kishte nevojë për një dorë në këto javë të fundit të kampionatit.

Lexoni dhe kete

KOMBËTARJA E BOKSIT GRUMBULLOHET NË VELIPOJË

Kombëtarja shqiptare e boksit prej dy ditësh është grumbulluar në Velipojë teksa do të qëndrojë …