Vllaznia luan të enjten në darkë ndaj Shiroki Brijeg ndeshjen e parë të “Conference League” dhe padyshim që vëmendja e të gjithë është tek paraqitja e saj në fushën e lojës.
Sponsori Xhaferi nga Bosnjë- Hercegovina, në një prononcim të dhënë për mediat shprehet se në këtë ndeshje të parë edhe barazimi vlen, por objektivi I Vllaznisë do të jetë fitorja e ndeshjes…
I pyetur ndërkohë sesi e sheh këtë Vllazni, në krahasim me atë që vetëm pak kohë më parë u shpall fituese e Kupës së Shqipërisë, Xhaferi përgjigjet…
Për ndeshjen Shiroki Brijeg- Vllaznia që do të luhet mbrëmjen e së enjtes, interesimi I tifozëve shkodranë ka qenë I madh për të qenë të pranishëm në stadium, por vendimi I UEFA-s për moslejimin e tifozëve miq në këto ndeshje ka bërë që planet e shumë prej tyre të prishen, megjithatë e sigurtë është që Vllaznia do të ketë mbështetjen e tifozëve të saj në këtë ndeshje.