Vllaznia e sivjetme vazhdon të bëjë mirë dhe kryeson me meritë kampionatin, e shkëputur 9 pikë nga ndjekëset më të afërta të saj.
Fitorja e fundit ndaj Kukësit ka ngrohur edhe më shumë dashamirësit e kësaj skuadre. Njëri prej tyre, ish- futbollisti Altin Xhahysa, në një prononcim për televizionin Rozafa, ka vlerësuar mënyrën si po luan kjo skuadër dhe është ndalur edhe tek fitorja e fundit ndaj Kukësit…
Ndërkohë i pyetur në lidhje me ndeshjen e rradhës, atë ndaj Bylisit dhe për pretendimet e mëtejshme të Vllaznisë, Xhahysa do të përgjigjej…
Në Shkodër çdo ditë e më shumë janë zgjuar shpresat për ta parë Vllazninë kampione pas 20 vitesh, por megjithatë ka ende edhe shumë rrugë përpara sepse janë për t’u luajtur edhe 22 javë kampionat.